Nuk e mohon askush faktin se rritja e fëmijëve është detyrë e lodhshme nganjëherë. Prindërit janë tërë kohën në kërkim të metodave të shkurta dhe efektive për t’i bërë fëmijët të dëgjojnë.
E përderisa disa nga këta prindër ia dalin që të krijojnë raporte të shëndosha me fëmijët, në anën tjetër ka ende të tillë që i frikësojnë të vegjëlit sa për t’i bërë të hanë ose të flenë, shkruan GazetaShneta.
Këtë metodën e fundit mamia Razije Musa e ka kritikuar përmes profilit të saj në Facebook, ku ka kërkuar nga prindërit që të ndalojnë së bëri një gjë të tillë.
Sipas Musës, kjo teknikë e përdorur qysh moti edhe në Kosovë vetëm se do i fusë në paranoja fëmijët dhe do e njollosë imagjjinatën e tyre.
“Ju nuk e dini kurrë se çka mbjellni në kokën e fëmijës tuaj, ju nuk e dini kurrë se si e imagjinon fëmija juaj qenien me të cilin po i frikësoni, ju nuk e dini kurrë dëmin e parriparueshëm që po e bëni te fëmija juaj.”, ka shkruar Musa.
Një gjë edhe më negative është sjellja e edukatoreve në kopësht të cilat përdorin të njejtat mënyra për t’i vënë në gjumë fëmijët. Por ato nuk e dinë që mënyrat e shpejta shpesh herë na qesin punë më së shumti. Andaj duhen evituar; duhet kërkuar metoda e duhur për secilin fëmijë; të luani me ta, të hani së bashku edhe nëse ju duhet të duroni nazet e tyre. Një ditë ata do të rriten dhe do t’i kërkoni t’i ktheni sërish këto “halle”, por nuk e dini se ata fëmijë që tani janë të rritur mbase po luftojnë ende me frikat që ju si prind të pandërgjegjshëm ua keni mbjellë në kokë… /GazetaShneta/
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1278618268981949&set=a.154737558036698&type=3&theater