Të bësh më shumë gjumë ose të bësh një gjumë të plotë çdo natë do ju ndihmojnë në një shëndet më të mirë, gjendje më relaksuese dhe më të predispozuar për tu marrë me partnerin.
Një shëndet i mirë dhe një mendje e qetë rrit shanset për kryerjen e marrëdhënieve seksuale më të mira dhe më të sheshta. Nëse përgjithësisht bëni një gjumë të mirë, do të jeni më energjik, më i përqendruar dhe më në qejf për të kryer marrëdhënie.
Ja 3 mënyra se si ndikon pozitivisht gjumi tek seksi:
1-Gjumi largon stresin
Kur jeni të lodhur për shkak se nuk jeni ngopur me gjumë një natë më parë apo dita kë qenë e ngarkuar, stresi tenton të peshojë shumë më shumë ditën tjetër.
Kjo çon në rritjen e nivelit të stresit dhe stresi në vetvete është një vrasës i libidos. Gjumi është i lidhur ngushtë me humorin dhe kjo mund të ndihmojë në luftën kundër stresit. Gjumi ndihmon në rregullimin e emocioneve, ndihmon në menaxhimin e kujtesës emocionale dhe ndihmon në krijimin e një gjendje më të lumtur dhe relaksuar.
2-Gjumi rregullon hormonet
Marrja e sasisë së duhur të gjumit ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit hormonal të sistemit tuaj. Gjumi ndihmon në rregullimin e testosteronit, hormoni që fuqizon lëvizjen seksuale të meshkujve. Gjumi gjithashtu luan rol të rëndësishëm në rregullimin e hormoneve të tjera seksuale, duke përfshirë edhe estrogjenin.
3-Gjumi rrit energjinë dhe fokusin
Seksi i mirë do të thotë të përqendrohesh te partneri yt dhe të jesh i vetëdijshëm se si ndihesh që të kënaqesh. Nëse jeni vazhdimisht shumë lodhur për të shijuar fizikisht seksin, gjumi do t’ju japë energji për t’u kthyer në rrugën e duhur./ikub/