Që t’ju lehtësojmë veshjen e përditshme ju sjellim disa këshilla se si të “zgjatni” këmbët.
Vishni një ngjyrë Një dukje monokrome krijon iluzionin e një trupi automatikisht më të gjatë.
Provoni xhaketat e shkurtra Një fustan dhe një xhaketë e shkurtër, do të bëjë të tjerë të besojnë se ju keni këmbë të gjata, pasi askush nuk të kuptojë se ku fillon shtati dhe këmbët tuaja. Këtë iluzion e krijon xhaketa.
Këpucë ngjyrë krem Zgjidhni këpucë që janë në një ngjyrë me tonalitetin e lëkurës dhe shmangni këpucët me shumë lidhëse pasi shkurtojnë pamjen tuaj. Pantallonat me bel të gjatë janë gjithnjë një ide e mirë! Sigurohuni t’i kombinoni me taka dhe nëse pantallonat janë të gjera zgjidhni bluza të ngushta ose e anasjelltas.
Vijat vertikale Shmangni vijat horizontale dhe thoni PO gjithmonë vijave vertikale.
Çizmet e gjata janë gjithashtu element i nevojshëm në garderobën e një femre të shkurtër./Lajmi.net/