Nënat që përdorin celularin gjatë gjidhënies janë duke i shkaktuar dëme afat-gjata foshnjeve të tyre.
Ekspertet pretendojnë se nënat e reja, përpos që po neglizhojnë mirëqenien e foshnjes së tyre, por po i shkaktojnë edhe dëme afat-gjata atyre me mos kontaktin e syve gjatë gjidhënies, shkruan The Sun, transmeton Gazeta Shneta.
Nuk është diçka e paparashikueshme, kur femrat shfrytëzojnë telefonin celular gjatë gjidhënies, ndoshta për të shkrepur një fotografi, apo vetëm për të parë të rejat e rrjeteve sociale, por doktorët amerikan thonë se këto shprehi po iu largojnë nga ndërlidhjet e shëndetshme në mes jush dhe bebes tuaj.
Dr.Kateyune Kaeni, psikologe e specializuar në shëndetin mental të nënave, thotë se
kontakti me sy në mes nënës dhe bebes është tejet vital dhe bën një lidhje sigurie në mes tyre.
Tutje, ajo shtoi se një shpërqëndrim gjatë këtyre momenteve, nënat humbin shenjat që ua dërgon foshnja për kontakt. Qofshin ato për të treguar se janë ushqyer mjaftueshëm, apo kanë nevojë për ndihmë kur gjejnë vështirësi në gëlltitjen e qumështit. Dhe, jo vetëm. /Gazeta Shneta/