Një vajzë 24-vjeçare nga Zelanda e Re, ka zbuluar një cist gjigande, ndërkohë që të gjithë përfshirë dhe atë vetë kujtonin se ishte 9 muajshe shtatzënë.
Keahnee Tioke nga Opotiki ka shpjeguar për një gazetë të famshme dhimbjet e forta që përjetonte gjatë menstruacioneve.
“Më dukej sikur dikush më godiste më thikë pas shpine”, deklaron ajo. Pasi shkoi për një vizitë mjekësore, vajza zbuloi se kishte një cistë në vezore me madhësinë e një topi gol. Ajo u bë operacion dhe tashmë është në gjendje stabile. “Mu duk sikur linda një alien”, deklaroi vajza e shokuar.