Chervonne pësoi një komplikacion të rrallë pas lindjes së foshnjave të saj, tani burri i saj Martin është lënë të kujdeset për djemtë e vegjël pa dashurinë e jetës së tij.
Vetëm një javë më parë, Chervonne Magaoa priste me padurim lindjen e trenjakëve të saj.
Chervonne, 34-vjeçare, ishte tashmë një mama, me një fëmijë gjashtëmbëdhjetë vjeçar Tanner, por ajo dhe bashkëshorti i saj Martin dëshironin t’i jepnin atij një vëlla. Pas përpjekjes për t’u konceptuar, çifti kaloi përmes IVF, dhe familja e saj tha se ishte e stërkënaqur pasi dëgjoi se Chervonne kishte konceptuar binjakë, transmeton Gazeta Shneta.
Binjakët e saj me emrat Aayden, Blaise dhe Carson kishin lindur diku rreth orës 5.30 të pasdites.
Fatkeqësisht, menjëherë pas lindjes së tyre, Chervonne pësoi një embolizëm amniotik të lëngjeve pa paralajmërim, e cila ia morri jetën.
Një embolizëm amniotik i lëngjeve është një gjendje e rrallë por serioze që ndodh kur lëngu amniotik – lëngu që rrethon një fëmijë në mitër gjatë shtatzënisë – ose materiali i fetusit hyn në qarkullimin e gjakut të nënës.
Familja dhe mbështetësit anembanë botës po shfaqin keqardhje për familjen dhe kanë krijuar një llogari GoFundMe për të mbledhur donacione për të ndihmuar Martinin dhe fëmijët e tij gjatë kësaj kohe tepër të vështirë./Gazeta Shneta/