Ekzistojnë mënyra të ndryshme për përdorim të qumështit të tepërt për nënat që ushqejnë me gji.
Amanda Lanners, një nënë e katër fëmijëve, ka vendosur ta dhurojë qumështin ekstra, transmeton Gazeta Shneta.
Lanners aktualisht është duke ushqyer me gji fëmijën e saj më të vogël, dhe vetëm një ditë duhet të pompojë rreth 0.2 kilogramë të qumështit të gjirit.
Lynn Josten, një specialist për laktacion në Avery McKennan, tha se donacionet e qumështit janë të ngjashme me donacionet e gjakut. Njerëzit që dhurojnë duhet të kalojnë nëpër analiza, në të cilat diskutojnë, ndër të tjera, shëndetin e donatorit dhe familjes së tyre.
Lanners duhej të merrte kontakt me një përfaqësues në Bankën e Qumështit të Nënës në Iowa, në kampusin e Universitetit të Iowa-s. Ajo kreu një bisedë telefonike 20 minuta dhe pastaj duhej të plotësonte një formular prej 30 deri 40 faqesh. Banka e qumështit pyeti nëse ajo ishte në ndonjë ilaç gjatë kohës së pompimit dhe nëse ajo mori ndonjë supliment.
Procedura të tilla duhet të ndjekin edhe nëna të tjera të cilat zgjedhin të donojnë apo edhe të shesin qumështin e gjirit të tyre./Gazeta Shneta/