Ndonëse nëna lidhet shpirtërisht me vajzat, por megjithatë edhe me djem kanë marrëdhënie të mira, edhe pse për disa gjëra ju mendoni se ata pretendojnë ti flasin me baballarë, transmeton Gazeta Shneta.
Më poshtë do t’i kuptoni disa gjëra që patjetër duhet t’i mësoni për të ardhmen, sepse do t’ju duhet t’u jepni këshilla.
1 Ata mund të fillojnë të kenë ngritje qysh të vegjël
Kur të jenë vetëm dy muajsh, kjo gjë mund t’iu ndodh. Megjithatë, kjo nuk është asgjë për tu shqetësuar.
Kjo nuk do të thotë se do të kenë disfunksion erotik në moshë të re, por kështu janë gjenet e meshkujve.
Në anën tjetër, kjo do t’i ndihmojë edhe më shumë në urinim pa problem.
2 Në rast se organi i tyre mbështillet me ndonjë gjë pa dashje, mund t’i lëndohet
Nëse e shihni që ka dhimbje barku pa ndalur, kërruset dhe ankohet, patjetër dërgojeni në kontroll pasi ai mund ta ketë lënduar organin pa vetëdije.
3 Mund të qajë që babai i tij e ka më të madh!
Duke u rritur ai do të filloj t’i kuptoj gjërat, mbase edhe do të ndjej xhelozi herë pas here. Një numër i madh i djemve të vegjël, kanë xhelozi kur shohin organin gjenital të babait të tyre më të madh.
Në këto raste, është babai i cili duhet të marrë djalin dhe të bisedoj me të, madje t’i jap edhe disa leksione të mira.
4 Kur të fillojnë të flasin mirë, organi i tyre do jetë temë e rëndësishme e bashkëbisedimit
Ata do t’ju tregojnë gjithçka në atë moshë. Madje edhe kur e zënë keq, kur djersijnë apo ndjenjë dhimbje në të. Prandaj përgatituni për fjalë të mira dhe mësime.
5 Do të fillojnë ta masin, dhe të bëjnë krahasime me të tjerëve
Do të vijë një ditë që ata do të jenë të dyshimtë që organi i tyre është i vogël. Kohë pas kohe do shprehin dëshira të ndryshme se sa të madh duan ta kenë. Prandaj, mos u çuditni prej tyre!
6 Duke u rritur, do ju bëjnë pyetje qesharake, si psh, pse penisët dallojnë njëri me tjetrin?
Mbase do t’ju pyesin edhe pse organi i tyre gjenital, duket ndryshe nga i një shoku të tij. Ose edhe do t’ju pyesin si rritet? Për habi, do t’ju pyes çfarë lloji e ka babai i tyre?
Për disa vite, kjo temë do të jetë serioze për ta derisa një ditë të rriten e t’i kuptojnë vetë gjërat e të mos kenë nevojë më për ndihmë.
Prandaj nëna, duhet të përgatiteni për djemtë tuaj të vegjël, pasi me apo pa dëshirë ata do të kenë nevojë për këshillat e juaja. /Gazeta Shneta/