Shumica e fëmijëve kanë dëshirë që të bëjnë dush, sidomos nëse i shtojmë në vaskë edhe lodrat e tyre të preferuara. Ato shihen si argëtim për foshnjat dhe kështu kapërcejnë frikën që kanë në fillim nga uji.
Por, sipas Institutit Federal të Zvicres këto lodra mund të jenë një rrezik i madh për bebet për shkak se janë vendi ku mund të fshihen një numër i madh i baktereve dhe mikrobeve të ndryshme.
Në një studim të tyre që zgjati dikund rreth 11 javë ata ekzaminuan disa lodra në ujë të banjës, dhe panë që sidomos lodrat si rosakët e vegjël mund të kontaminoheshin. Ata shikuan se për një centimetër katror kishte dikund rreth 5 deri në 75 milionë baktere.
Por, që këto baktere që janë zbuluar në fakt janë edhe infeksione spitalore, dhe ka një efekt pozitiv tek foshnja pasi rrit sistemin e tyre imunitar, por për një siguri më të lartë, mos i përdorni këto lodra në banjën e të voglit tuaj./PerNenat/