Një studim i ri, i publikuar nga Centers for Disease Control and Preventation, ka zbuluar se me gjithë rekomandimet e doktorëve për diferencën në mes shtatzënive, thuajse një nga tre femra presin më pak se 18 muaj për të nisur një shtatzëni të rë, pas asaj të fundit.
Ky është cilësuar si një problem, për arsyen se ekspertët rekomandojnë që nënat të presin më së paku 18 muaj përpara se të nisin shtatzëninë e rradhës sërish, në mënyrë që t’i japin kohë të mjaftueshme trupit për t’u rikuperuar nga shtatzënia e mëparëshme dhe t’i ofrojnë bebes tjetër zhvillim të tërësishëm dhe të shëndetshëm.
Studiuesi i shëndetit nga Universiteti i Kalifornisë, Heike Thiel de Bocanegra, thekson se kjo dukuri është shpeshtuar në mbarë botën, dhe është goxha problematike, shkruan Mom.me, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi në fjalë gjithashtu ka zbuluar se një grupacion i nënave, po presin rreth 2-3 muaj përpara se të nisin shtatzëninë e re.
Kjo gjë nuk përkrahet nga doktorët dhe shkenctarët, pasi që trupi pas lindjes së foshnjes nuk është në gjendje stabile për të krijuar një trup tjetër të shëndetshëm, prandaj edhe në raste të shpeshta shfaqet edhe aborti.
Ndër detaje të tjera, si pjesë e këtij studimi, theksohet se edhe mosha e nënave ka luajtur një rol të rëndësishëm për këtë vendim. /Gazeta Shneta/