Përdorimi i marihuanës gjatë shtatzënisë për të trajtuar të vjellat dhe marramendjet mund ta dëmtojë trurin e foshnjës së pa lindur, shkruan Dailymail.
Eksperimentet e bëra në minj kanë gjetur se nënat në pritje, të cilat përdorin cigare të marihuanës ndikojnë në një regjion të trurit të foshnjave të tyre përgjegjëse për kujtesën dhe të mësuar. Numri i grave shtatzëna që përdorin marihuanë për të trajtuar të vjellat dhe marramendjen si simptoma të shtatzënisë është rritur në 11.3% në dekadën e fundit.
Studimet e mëparshme kanë treguar, qe fëmijët e lindur nga nënat që përdorin marihuanë gjatë shtatzënisë kanë më shumë tendencë të zhvillojnë probleme kognitive dhe të sjelljes tek fëmijët e tyre.
Ekipi i Universitetit Auburn në Alabama, thotë se këto gjetje konfirmojnë edhe një efekt tjetër negativ të marihuanës, pasi që ajo është bërë një nga llojet e drogave më të përdorura gjatë shtatzënisë dhe kjo nuk është diçka e mire, transmeton Gazeta Express
Në këtë eksperiment ata rritën minj shtatzënë dhe i ekspozuan ata në kimikale të ngjashme me marihuanën, me një dozë ekuivalente sa një grua shtatzëne konsumon zakonisht gjatë shtatzënisë. Kur minjtë foshnje lindën, ata u ekzaminuan dhe hulumtuesit panë se regjioni i lidhur me kujtesën e kishte humbur aktivitetin.
“Tani për tani ne jemi fokusuar në gjetjen e komponentëve që janë duke e ulur aktivitetin e këtij regjioni”, tha Pinky një nga pjesëmarrësit e këtij studimi. Ai tha se ende ka shumë gjëra që duhet marrë në konsiderim deri sa të vijmë në një përfundim të konfirmuar.
Hulumtimet do të prezantohen në takimin e “American Society for Pharmacology and Experimental Therapeutics”.