Jo vetëm që nënat e binjakëve jetojnë më gjatë, por ato edhe mbeten shtatzënë në intervale më të shkurtra dhe përfundojnë me më shumë fëmijë sesa nënat e tjera sipas hulumtuesve të universitetit të Utahut.
Sa më e shëndetshme të jetë një grua aq më shumë rritet mundësia për të pasur fëmijë binjakë shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Shneta.
“Duke pasur binjakë nuk nënkupton se ata do të jenë më të shëndetshëm, por gratë më të forta dhe më të shëndetshme kanë më shumë gjasa të kenë binjakë natyrshëm si vetë ato.”
“Mbizotëron ajo që barra e lindjes së femrave është më e rëndë kur bartin binjakët, por ne kemi gjetur të kundërtën: Binjakët në fakt jetojnë më gjatë dhe aktualisht janë më pjellorë” deklaruan hulumtuesit./Gazeta Shneta/