Një nënë e tre fëmijëve dhe punonjëse për kujdesin e fëmijëve është deklaruar fajtore për vrasjen e djalit të saj tre muajsh.
Gruaja 31-vjeçare u shfaq të enjten në Gjykatën Supreme të Australisë Jugore, transmeton Gazeta Shneta.
Nine News njoftoi se nëna e Adelaide pranoi se ajo e shkundi aq shumë fëmijën sa që i shkaktoi një dëmtim të rëndë të trurit dhe ia theu 16 brinjë, para se të vdiste në krahët e saj.
Ajo pranoi në polici se shkundi rëndë fëmijën e saj, por fillimisht tha se e bëri këtë pasi i kishte rënë nga dora dhe nuk përgjigjej.
Gruaja i tregoi policisë se gjithçka ndodhi “shumë shpejtë” dhe se ajo “po urren vetën”.
Partneri i saj u tregoj hetuesve se ajo ishte një nënë e mirë.
Përkundër pranimit të vrasjes së fëmijës tre-muajshe, nëna mbajti kujdestarinë e dy djemve të tjerë.
Ajo u lirua me kusht, duke e pritur dënimin./Gazeta Shneta/