Xheraldina Rexhepi ka rrëfyer dhimbjen për vdekjen e vajzës së saj Rebeka, e cila vdiq nga sëmundja e kancerit në vitin 2016.
Mes lotësh, në emisionin Talk në KTV, nëna Xheraldina thotë se vajza ishte frymë për jetën e saj.
“Rebeka ka qenë fryma jem, kam mendu që nuk mundem me marr frymë pa të”.
“Gjatë gjithë sëmundjes së saj, nuk kam guxuar me u dorëzu sepse ajo varej nga unë”.
“E pati jetën shumë të shkurt, por e ka pas të mirë, ka qenë e lumtur”, thotë nëna.
“S’ka gjë më të tmerrshme, asnjë nënë nuk e meriton”, shprehet ajo plot dhimbje.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni të shtunën në ora 20:00 në KTV. /Gazeta Shneta/