Lacey Barrat ka realizuar një set fotografik në përvojën e lindjes. Ajo është e prirur të ndajë pjesët e amësisë të cilat shpesh nuk ndahen ose diskutohen. Dhimbja,depresioni pas lindjes dhe emocionet që vijnë me lindje të vështirë.
Kështu kur Sara Jade, 33 vjeç, zbuloi se djali i saj, Aksel Jude, kishte vdekur në barkun e nënës, deshi që Lacey të dokumentonte këtë.
Akseli kishte vdekur pas komplikimeve të rënda në zhvillimin e trurit, por Sarah ishte aq keq sa donte ende të lindte fëmijën e saj të vdekur, transmeton Kidstime.al
Në fotografi u kap udhëtimi që nga fillimi deri në fund, që nga emocionet e shumta që kishte ajo.
Sarah thotë se fotografitë e kanë ndihmuar atë dhe bashkëshortin e saj, Tim që të shërohet. Ajo sheh imazhet si një mënyrë për të nderuar kujtimin e djalit të tyre.
“Doja një lindje të bukur. Por kur e dinim se çfarë do të ishte rezultati i lindjes, unë ende dëshiroja të kapja ato momente”,tha Sarah.
Fotografitë tregojnë dhimbjen e një nënë në momentin e lindjes së një fëmije të vdekur që sigurisht është një ndër dhimbjet më të mëdha. / Gazeta Shneta