Një qift në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur ta sjell në jetë fëmijën e tyre, edhe pse mjekët i paralajmëruan se do të lind pa tru.
Royce Young dhe bashkëshortja e tij Keri Young, janë duke pranuar ta sjellin në jetë një fëmijë pa një organ vital, siç është truri për shkaqe bamirësie.
Ata kanë menduar që pas lindjes fëmija që ata e kanë emëruar Eva, do t’i dhurojë organet e tjera të shëndetshme që ka për fëmijët e sëmurë, transmeton Gazeta Metro
Royce e ka treguar historinë nëpërmjet një postimi në Facebook :-“E bëmë zgjedhjen tonë, për të lindur Evën. Ajo do të dhurojë organet e saj. Nuk po ua themi këtë që të bëhemi të njohur, apo për t’u ndjerë të mëdhenj”, ka shkruar babai i fëmijës së pa lindur.