Nëna u fut në lindje me prerje cezariane pa anestezion, rrëfen tmerrin e përjetuar

2018-08-06 në ora 19:02

Nëna me inicialet D.M shkoi në Qendrën Mjekësore “Tri-City” pak para mesditës në 15 nëntor për të nxitur lindjen e saj. Diku rreth orës 11, një epidural iu është dhënë, pastaj iu dha Pitocin për nxitjen e lindjes.

Por në ditën tjetër, diku rreth orës 12:30 të pasdites, gruaja 26-vjeçare pësoi rënie të shtypjes së gjakut dhe pitocini u ndërpre përkohësisht. Pas pesë orësh, gjërat ndryshuan për të keq kur nuk mund të diktohej rrahja e zemrës së foshnjës dhe mjekja obstetër, Dr. Sandra Lopez thirri stafin mjekësor për një lindje emergjente me prerje cezariane, transmeton Gazeta Shneta.

Problemi ishte se anesteziologu i thirrur për këtë operacion, Dr. David Seif, nuk iu përgjigj thirrjeve në telefon. Epidurali i dhënë më herët nga ai ia kishte mpirë belin, por rrjedhimisht nuk kishte ndonjë efekt lehtësues në anën mjekësore.

Nëntë minuta më pas dhe ende asnjë shenjë nga anesteziologu. Kështu, nëna u detyrua të kryejë lindjen pa marrjen e anestezionit.

“Gruaja po qante dhe bërtiste me tërë fuqinë, duke thënë se ajo mund të ndiejë çdo gjë që po ndodhte, dhe gjithashtu po kërkonte ndihmë,” thotë institucioni në të cilën nëna ngriti padi.

Një pjesë e “Raportit Operativ” të Dr. Lopez u citua në padi. Ai tha se Dr Seif erdhi në dhomë gjatë operacionit, pasi Lopez tashmë kishte prerë muskujt e nënës së barkut.

“Unë e kuptoj një gjë të tillë, tha gruaja e dëmtuar për Los Angeles Times. “Por ky është një spital … Duhet të ndërmerren masa në kohë”.

Vajza e gruas tani është 8 muajshe dhe është e lumtur e e shëndetshme, por përvoja e tmerrshme është diçka që prindërit e saj kurrë nuk do ta harrojnë./Gazeta Shneta/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *