Një numër i madh nënash e kanë mundësinë që të ushqejnë me gji foshnjën e tyre përgjatë zhvillimit, si dhe ka nga ato nëna që iu pamundësohet që të kryejnë gji dhënien, për shkak të mungesës së qumështit në gjirin e tyre. Por, ekziston një grup i nënave që edhe pse kanë qumësht mjaftueshëm, refuzojnë ta ushqejnë foshnjën.
E tillë është nëna shqiptare, e cila refuzon t’i japë gji foshnjës, pavarësisht se gjiri i saj i mundësonte ta ushqente të vegjlin.
Një rrëfim të tillë e mundëson një nënë tjetër, e cila qe prezente në këtë ngjarje, për portalin Super Shëndeti.
***
Rrëfimi: Para ca vitesh, kur solla në jetë njërin prej fëmijëve, unë dhe nënat e tjera duhet të shkonim në një dhomë të veçantë, për t’u dhënë gji foshnjave tona.
Në periudhën e parë të lindjes së fëmijës, të gjitha nënat janë të frikësuara, se mos ndoshta nuk kanë mjaftueshëm gji, ose nuk ju vjen fare.
Është e qartë që kemi shkëmbyer këshilla, mendime, frikëra, emocione, por edhe përvoja ndërkohë që mbanim në krahë dhe ushqenim me gji fëmijët.
Stafi ishte shumë i mirë dhe na ndihmonim në çdo moment dekurajimesh, kur fëmijët nuk flinin, apo nuk donin të pinin gji.
Infermieret na ndihmonin dhe na jepin udhëzimet e duhura, në lidhje me çdo pyetje që ne kishim.
Në mesin e të gjitha nënave ka qenë njëë Nën, e cila më ka impresionuar.
Qëndronte e ulur në heshtje dhe fëmijën e mbante para.
Deri më tani gjithçka ishte në rregull.
Por gjëja që më goditi ishte fakti, se ajo nuk bëri asnjë hap për t’i dhënë gji fëmijës.
As nuk u përpoq t’ja tregonte gjirin.
E puthte fëmijën e përkëdhelte, por nuk i jepte gji.
Nuk ishte as e tensionuar.
Asgjë.
Ishte shumë normale.
Pas disa minutash infermierja arriti me shishe në dorë dhe me një qetësi totale filloi të ushqente fëmijën.
Të gjitha ne shkonim në atë dhomë disa herë në ditë dhe domosdo që do të krijonim dhe miqësi.
Me disa, ajo krijoi një lloj afrimiteti. Kurse unë jo.
Një grua e gjeti kurajon dhe e pyeti, se pse nuk e ushqen fëmijën me gji.
Ajo me qetësinë më të madhe u përgjigj se… nuk ka asnjë lloj arsye!
“Thjesht kështu e kam zgjedhur”, tha ajo.
Por sigurisht që fëmija udhëhiqet nga instikti i nënës, nga aroma e saj, nga zhurma e zërit të saj dhe nga çdo gjë tjetër.
Stafi bënte shpesh mbledhje me nënat mbi rëndësinë që kishte qumështi i gjirit.
Por ajo përsëri vazhdonte dhe i jepte me shishe; ishte e bindur për vendimin e saj.
Fëmija sigurisht që do të rritet dhe me qumësht formulë, por nga qumështi i nënës do të merrte disa vitamina më shumë.
Ky veprim më ka ngelur në mendje, sepse më duket e çuditshm,e në qoftë se një nënë ka aftësinë për t’i dhënë qumësht fëmijës dhe vendos të mos i japë, për çfarëdolloj arsye tjetër.
Me të vërtetë që nuk e kuptoj këtë vendim, por në të njëjtën kohë dhe nuk e dënoj.
Gjithkush është i lirë të bëjë atë që mendon dhe në mënyrën që ai e konsideron të përshtatshme.”