Clare Henderson ka shpërndarë një fotografi shokuese të bebes së saj, pasi u infektua me një virus kur një nga mysafirët e puthi atë.
Nëna pretendon se i posalinduri i saj mund të ketë vdekur pas marrjes së herpesit në gojë nga puthja e vizitorit, shkruan TheTelegraph, transmeton Gazeta Shneta.
Shumë vizitorë erdhën për ta uruar nënën për foshnjën, por njëri nga ta si duket kishte qenë me këtë virus.
Herpesi, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mund të transmetohet nëpërmjet pështymës.
Mjekët i thanë se kishte pasur të drejtë për shqetësimin e madh që i kishte shkaktuar kjo gjë.
Nëna e shpërndau fotografinë pasi bebja u shërua, për t’i paralajmëruar nënat tjera të jenë të kujdesshme me vizitorët që duan t’i puthin fëmijët e tyre. /Gazeta Shneta/