Kur djali 8-muajsh i Carol Heaton morri një të ftohur, ajo tentoi që t’ia largonte atë me pothuajse të gjitha metodat, por asgjë nuk e pastronte trupin nga virusët.
Duke u ndjerë e pafuqishme dhe e dëshpëruar për të gjetur një kurë të menjëhershme, një anëtar i familjes së saj përmendi një ilaç shtëpiak, i cili kishte efekt pozitiv tek fëmija, duke ia larguar gripin në vetëm tri ditë.
Recetën Carol Heaton vendosi që ta ndajë me nënat e tjera, pasi që thotë se e di sa merakosen kur ftohet fëmija i tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Ja çfarë ju duhet në të vërtetë, për përgatitjen e këtij ilaçi:
Përbërësit:
- 1 qepë e madhe ngjyrë kafe
- 3 lugë të mbushura me sheqer të bardhë, të grimcuar
- 1 pjatë e vogël
Metoda:
Priteni qepën në feta të mëdha, duke spërkatur sheqerin mbi të. Lejeni që kjo të tretet në një pjatë të vogël për disa orë, derisa të shihni që po mbledhet lëngu i qepës në fund të pjatës. Jepni një lugë plotë fëmijës për çdo orë. Shija sigurisht që do të jetë e ëmbël dhe bebet do ta dojnë atë. Në gjuhën e vjetër, ky ilaç njihej edhe si shurup për fëmijët. Mbajeni në frigorifer, që ta keni të freskët çdo ditë./Gazeta Shneta/