Një nënë në Oregon të SHBA-së ka publikuar pamje alarmante të vajzës së saj duke u përpjekur të qëndrojë në këmbë pasi u kafshua nga një lloj merimange e quajtur Tick.
Prindërit fillimisht nuk e kishin idenë se vajza e tyre Evelyn kishte problem me qëndrimin në këmbë, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Të shqetësuar, ata e filmuan vajzën ku shihet duke bërë përpjekje të dështuara për të ndenjur në këmbë.
Duke qenë se babai i vajzës Lantz Leëis kishte pasur histori të kancerit, ata nxituan në spital duke menduar se sëmundja vdekjeprurëse ka prekur edhe vajzën.
Por mjekët zbuluan se vajza kishte një shenjë në kokë, e fshehur nën flokë e cila kishte ardhur si pasojë e kafshimit të merimangës.
Helmi bëri që vajza të paralizohet përkohësisht në këmbë.
Tani, nëna Amanda ka alarmuar të tjerët për ndodhinë e saj duke kërkuar që të veprojnë sa më herët në këso raste.
Tick janë lloj i merimangave e cila shkakton sëmundje nga një neurotoksinë e prodhuar në pështymën e saj. /Gazeta Shneta/