Molly Landis është një nënë e re e cila ka shpërndarë një fotografi mjaft shqetësuese, por këtë e ka bërë për t’i paralajmëruar të tjerat.
Molly e kishte zakon ta mbante vajzën e saj katër javëshe në gjoks, derisa kryente punët rreth ushqimit në kuzhinë, transmeton Gazeta Shneta.
Por një ditë ndodhi një shpërthim i fuqishëm në kuzhinë, dhe ajo u godit në gjoks nga zjarri, pikërisht aty ku do të mund të kishte qenë koka e vajzës së saj, sikur ta kishte pasur atë në mbajtëse.
Ajo u ndje e detyruar që ta shpërndajë këtë fotografi, për t’i paralajmëruar nënat e tjera për rrezikun që iu kanoset bebeve të tyre, pa e ditur fare se një gjë e tillë mund të ndodhë. /Gazeta Shneta/