Është e vështirë të pranohet vendimi i mjekëve për t’ia amputuar gjymtyrët fëmijës tuaj, por kjo është një storie inspiruese se si mund të përballen prindërit me realitetin e hidhur.
Vogëlushja Jemma Kelly kishte lindur me deformitete në duar dhe këmbë. Nëna e saj ishte e shokuar kur e pa për herë të parë beben e saj në këtë gjendje, transmeton Gazeta Shneta.
“Ajo kishte vetëm nga tre gishtërinjë në të dy duart dhe në këmbën e djathtë nuk e kishte kyqin fare. Ishte vërtet e frikshme për mua”, ka deklaruar nëna.
Duke u rritur Jemma nuk mund të ecte dhe të luante sikurse fëmijët e tjerë.
“Dëshiroja që vajza ime të rritej normalisht, dhe nuk mund ta lejoja që disa deformime t’ia ndalonin këtë”, ka shtuar ajo.
Mjekët sugjeruan disa opsione për ta kthyer vajzën në gjendje normale dhe prindërit morën vendimin më të vështirë në jetën e tyre, t’ia këputnin këmbën e djathtë deri në gju.
“Ne zgjodhëm këtë opsion si më i lehti për vajzën”.
Kirurgët kryen operacionin kur vajza mbushi nëntë muaj dhe në ditëlindjen e saj të parë, me ndihmën e protezës ajo ishte në gjendje të festonte normalisht sikurse të gjithë fëmijët tjerë. /Gazeta Shneta/