Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve i ka ndarë mirënjohje Dr. Mazllum Belegut për kontributin e tij për shërimin e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Shumë fëmijë me sëmundje të zemrës dhe familjet e tyre u ndihmuan nga profesor doktor Mazllum Belegu, atëherë kur për ata dukej shumë e vështirë të siguronin trajtimin jashtë Kosovës për shërimin e fëmijëve të tyre. KOMF ka vendosur që mirënjohjen ‘Mik i Fëmijëve’ të ndajë pikërisht për profesor doktor Mazllum Belegu”, thuhet në njoftimin e KOMF, transmeton Gazeta Shneta.
Habibe Rusinovci, një nga nënat e shumta që sot buzëqeshin fal kontributit të profesor Belegut, ka rrëfyer se si i ndihmoi ai që t’i shërohen dy fëmijët e saj.
“Kur më kanë thënë mjekët amerikanë se duhet me u operu shumë shpejt, mu ka sjellë krejt rruzulli tokësor, kah me ja majt, qysh me i mbledh paret, çka me shit. Axhi Mazllum dhe mjeku i Amerikës më than ndalu, ne kemi me i kry të gjitha pa para dhe gjithçka ka me shku në rregull. Axha Mazllum aq në moshë është dhe me gjithë organizatën kurrë nuk e ndëgjova duke u anku. Ai ka dal edhe në aeroport me na prit, thuajse është fëmija i tij”, ka deklaruar Rusinovci.
Ndiqeni videon për më tepër. /Gazeta Shneta/