Monica Thompson kishte lindur fëmijën e saj të parë, një djalë, dhe ishte pothuajse gati për ta marrë atë nga spitali.
Ishte gati mesnatë një të dielë në verën e vitit 2012 kur Thompson, e cila kishte kaluar një seksion cezarian pak ditë më parë, të cilës iu dhanë një koktej qetësuesish dhe ilaçe për gjumë.
Një infermiere e mori të porsalindurin tek nëna e tij për dhe e vendosi fëmijën pranë saj në shtratit të saj për ta ushqyer me gji, në Qendrën Mjekësore Adventiste në Portland, Oregon, transmeton Gazeta Shneta
Si shkak i dozave të larta të ilaçeve për gjumë, atë e kishte zërë gjumi dhe ia kishte zënë frymën foshnjës.
Nëna tashmë po fajëson spitalin, më specifikisht infermieren, pasi që thotë se ishte në dijeni për marrjen e dozave të larta të qetësuesve dhe duhej ta kishte parasysh rrezikun.
Sidoqoftë, nëna po bën apel tek nënat tjera që mos ta përsërisin gabimin e saj./Gazeta Shneta/