Caroline Malatesta kishte lindur tre fëmijë më parë dhe e dinte fare mirë se çfarë do të thotë kjo gjë.
Ajo dhe burri i saj donin ta përjetonin eksperiencën e lindjes natyrore dhe zgjodhën Qendrën Mjekësore Baptiste në Birmingham të Britanisë së Madhe, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Por në vend të kësaj, ajo mbeti me lëndime të përhershme dhe me çrregullimin e stresit post-traumatik.
Ajo tani është dëmshpërblyer me 16 milionë dollarë për shkak të përvojës në këtë spital.
Historia e lindjes së Carolines në këtë spital nis me luftën e saj me infermierën e cila ia ndryshon planet.
“Kur hyra në sallën e lindjes infermierja më kërkoi të shkoja në banjë pasi më tha se nuk do të isha në gjendje të dilja nga kjo dhomë për pjesën tjetër të kohës”, ka treguar ajo.
“Unë e kundërshtova sepse mjeku më kishte thënë të kundërtën, por ajo më trajtoi si një fëmijë të pabindur”.
Pas keqtrajtimeve gjatë kohës sa po priste të lindte, nëna u përball me tmerrin që asnjë tjetër nuk do të donte ta dëgjonte.
“Pasi bebja nxori kokën, infermierja ia mbajti me duar duke mos e lënë të dal jashtë. Infermierja vazhdoi ta bënte këtë, ndërsa unë luftoja. Kjo zgjati për pothuajse 6 minuta, por për mua ishin 6 orë. Mjeku erdhi dhe infermierja e liroi kokën e foshnjës”, ka deklaruar nëna.
“Jam lënduar shumë dhe jam tmerruar nga lindja ime”.
Ajo kaloi 6 muaj në dhimbje sikurse përshkroi “më keq sesa lindja”.
Nëna ende vuan nga nervat që nga ajo ditë.
Më në fund pas dy vitesh gjykata vendosi që ajo të dëmshpërblehet me 16 milionë dollarë. /Gazeta Shneta/