Shumica e fëmijëvë përjetojnë regresion gjumi në mesin e muajit të 18-të dhe të 24-të, edhe pse disa fëmijë e tejkalojnë këtë moshë pa shqetësime.
Regresi i gjumit nënkupton kur një fëmijë apo foshnjë, i cili është duke bërë gjumë të mirë, papritmas fillon të zgjohet shpesh gjatë natës për një periudhë të caktuar, në këtë rast në mesin e muajve 18 dhe 24, transmeton Gazeta Shneta.
Këto regresione zakonisht zgjatin për një periudhë kohore deri në gjashtë javë dhe më pas gjumi i foshnjës kthehet në orarin e tij normal.
Regresi i gjumit mund të lidhet me zhvillimin psikik dhe fizik të një fëmije. Foshnjet 18-mujore përjetojnë disa periudha zhvillimore, që për fat të keq, ndikojnë negativisht në gjumin e tyre.
Zhvillimet e tilla që sjellin në regresin gjumor janë: zhvillimi i dhëmbëve, ankthi i ndarjes me prindërit dhe pavarësia e përgjithshme.
Si t’ia bëjmë?
Ndonëse nuk ekziston ndonjë mënyrë konkrete për t’ia rregulluar orarin e gjumit fëmijës, janë disa hapa që duhet ndjekur.
Në këtë periudhë, preferohet vendosja e limiteve dhe zbatimi i disiplinës, si në gjumë ashtu edhe në fushat e tjera.
Gjithashtu, nëse fëmija juaj është ekstremisht rezistent ndaj gjumit të ditës, nënave u rekomandohet që të mos bëjnë presion në të vegjlit e tyre.
Në rast se gjumi i foshnjës nuk përmirësohet, atëherë juve do t’iu duhet ta dërgoni te ndonjë këshillues mjekësor./Gazeta Shneta/