Një nënë ka shpërndarë fotografinë e djalit të saj i mbuluar i tëri në gjips pas një aksidenti në trampolinë, aksident ky i cili po nxit prindërit e tjerë që fëmijët e vegjël të mos i lejojnë të luajnë në trampolina.
Kait Ellen përmes një postimi në Facebook, arriti të shpjegoi momentin kur fëmija i saj ra nga trampolina, derisa e gjithë familja ishte duke kërcyer në trampolina të veçanta në oborrin e tyre, transmeton Gazeta Shneta.
“Është e vështirë të rikujtosh se çfarë ka ndodhur para 12 ditësh. Ndihemi të detyruar t’u tregojmë prindërve tjerë në lidhje me rrezikun që përmbajnë trampolinat. Colton ra dhe theu femurin, kockën më të fortë në trupin e tij.”, tha Kait për mediat amerikane.
Sipas Akademisë Pediatrike të SHBA-ve dhe Akademisë Amerikane të Kirurgjisë Ortopedike, fëmijët nën moshën 6 vjeç nuk duhet të kërcejnë në asnjë lloj trampoline. Kjo, për shkak të faktit se eshtrat e tyre të brishtë nuk janë në gjendje t’i rezistojnë presionit të përsëritur nga hedhja.
“Kocka e fëmijës më të vogël, është më e butë, është më e lehtë për t’u shtypur dhe e butë. Kocka fëmijërore mund të thyhet relativisht lehtë.”, shpjegoi kirurgu ortopedik Dr Randall Loder në SHBA.
Spitali i Fëmijëve në Melburn, i cili me sa duket trajton shumë fëmijë me plagë të pësuara nga kjo lloj pajisje të luajtshme, paralajmëron kategorikisht: “Trampolinat nuk janë të përshtatshme për fëmijët nën moshën 6 vjeç”.
Pra, çfarë konkluzioni mund të nxjerrim nga e gjithë kjo?
Fëmijët nën moshën gjashtë vjeç nuk duhet të kërcejnë në trampolinë – siç paralajmërojnë prodhuesit e trampolinave dhe ekspertët e shëndetësisë. Kockat e tyre të brishta dhe në zhvillim nuk janë ndërtuar për t’i bërë ballë rreziqeve të hedhjes së përsëritur./Gazeta Shneta/