Një nënë nga Newcastle dëshiron të paralajmëroj prindërit e tjerë për shamponin “Sunsilk Pink”, pasi vajza e saj kishte një reagim serioz ndaj produktit.
Dy-vjeçarja tani është e mbuluar me flluska dhe plagë në të gjithë fytyrën dhe qafën e saj, transmeton Gazeta Shneta.
“Trupi i saj kaloi në skuqje sapo doli nga dushi i mëngjesit.”, tha Jamie për Kidspot.
Nëna e katër fëmijëve dyshon se reagimi është si rezultat i edicionit të ri të shamponit.
“Asnjëri nga prindërit nuk duhet ta shohë fëmijën duke vuajtur në këtë mënyrë, pikërisht për këtë vendosa që t’i paralajmëroj ata.”, përfundoi ajo./Gazeta Shneta