Nëna e djalit me Down Syndrome po padit qeverinë për ligjin mbi abortin e foshnjeve nëse zbulohet ndonjë anomali të rëndë tek ata.
Maire Lea-Wilson thotë se ajo ishte inkurajuar në spital për të abortuar djalin e saj, i cili tani është 11 muajsh shkruan SkyNews, transmeton GazetaShneta.
Abortet mund të ndodhin në 24 javët e para të shtatzënisë në Angli, Skoci dhe Uells. Ato duhet të aprovohen nga dy mjekë, të cilët pajtohen që të pasurit fëmijë do të paraqiste një rrezik më të madh për shëndetin fizik ose mendor të nënës.
Pas 24 javësh një grua mund të ketë një abort nëse është në rrezik të dëmtimit të rëndë fizik dhe mendor, ose ka një anomali të rëndë të fetusit, përfshirë sindromën Down.
Zonja Lea-Wilson tha se ajo nuk mund ta imagjinojë jetën pa djalin e saj dhe dëshiron që fëmijët e palindur me sindromën Down të kenë të drejta të barabarta.
“Ai ka pasur disa sfida, por që të gjitha i ka kaluar kështu që ne jemi me të vërtetë krenarë për të … Unë kam dy djem dhe i dua dhe i vlerësoj në mënyrë të barabartë dhe mendoj se thjesht duket me të vërtetë e gabuar që ligji nuk i vlerëson ata në mënyrë të barabartë dhe ne duam ta ndryshojmë atë, “tha ajo./GazetaShneta/