Ky mund të jetë rasti më i pazakontë i lindjeve në Kosovë.
Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, figuron një nënë e cila brenda tri vjetëve ka lindur nëntë fëmijë, shkruan Gazeta Shneta.
Në Tabelën 1.11: Të lindurit gjallë sipas kohëzgjatjes së kurorës dhe radhës së lindjes së fëmijës, 2016, janë evidentuar dy nëna që kanë më shumë se nëntë fëmijë.
Por njëra prej tyre është e jashtëzakonshme, pasi ka sjellë në jetë këtë numër fëmijësh brenda tri viteve.
Të paktën kështu mund të kuptohet sipas kohëzgjatjes së kurorëzimit të nënës “Viti i tretë”, siç edhe mund ta shihni në tabelë.
Ndërsa nëna tjetër ka lindur fëmijët e saj në periudhën 10-14 vjet të kurorëzimit.
Një nga arsyet e këtij numri të lindjeve mund të jetë fertilizimi me IVF. /Gazeta Shneta/