Një tragjedi e paimagjinueshme ndodhi në makinë të një familjeje, ku një pjestar i vogël i familjes, i cili ishte fëmijë, i ngeci koka në dritaren e veturës.
I vogli Logan Vanderkleed dhe motra e tij ishin duke bërë gjumë në veturë, ndërsa babi i tyre po pastronte një veturë tjetër afër tyre.
Dritaret më pas u mbyllën, për shkak se kondicioneri i veturës ishte i ndezur, transmeton Gazeta Shneta.
Por fëmija dy vjet e gjysmë arriti ta hapte dritarën automatike dhe më pas aksidentalisht me prekjen e një butoni, e mbylli atë.
Kjo mbyllje rezultoj në fatkeqësi, ku dritarja ia zuri kokën djaloshit.
Sipas nënës, fryma iu kishte marrur nga dritarja dhe e dërguan urgjentisht në spital, të cilit iu desht të futej në operacion.
Fatmirësisht, operacioni rezultoj me sukses, duke ia shpëtuar jetën fëmijës.
Nëna, për të evituar rrezikun e fëmijëve tjerë, ka lëshuar një paralajmërim në Facebook, duke sugjeruar që mos t’i lini fëmijët të ulen afër dritareve, e sidomos nëse nuk janë pa praninë e një të rrituri./Gazeta Shneta/