Nëna lindë fëmijën e tetë, transportohet me helikopter në Tiranë

2019-01-12 në ora 10:22

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se një nënë 41-vjeçare pak minuta më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tetë.

Nëna nga Burreli pasi shfaqi komplikacione, ajo është transportuar menjëherë drejt spitalit “Koço Gliozheni” dhe prej aty solli në jetë fëmijën, ndërsa ajo gëzon shëndet të plotë së bashku me foshnjën e porsalindur.

“Kjo është historia e Rozinës, nënës 41-vjeçare që pak minuta më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tetë falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve mjekësore dhe urgjencës kombëtare. E paraqitur me komplikacione në maternitetin e #Burrelit, mjekët e spitalit “Koço Gliozheni” që aktualisht po japin shërbim në Burrel, kanë vlerësuar si emergjente ndërhyrjen për nënën 41-vjeçare që rrezikonte jetën e saj dhe të bebit.

Menjëherë është transportuar me helikopter në maternitetin “Koço Gliozheni” ku ka lindur fëmijën e saj të tetë. Nëna dhe i porsalinduri gëzojnë shëndet të plotë falë ekipeve mjekësore#ShëndetësiaNëGadishmëri”, shkruan Mansatirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *