Një nënë nga Elbasani ka lindur trinjakët e parë për vitin 2019 në Shqipëri.
Lajmin për këtë e kanë bërë të ditur kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit ka treguar sa lekë ka marr nëna për lindjen e trinjakëve.
“Trenjakët e një nëne 32-vjeçare nga Elbasani, të parët të 2019, erdhën në jetë me bonusin 120 mijë lekë të reja secili. 360.000 lekë ka përfituar kjo familje e re, teksa janë 2230 fëmijë që e kanë marrë çekun e bebes deri tani, me një fond prej 130 milion lekë”, ka njoftuar Manstirliu.
Më posht mund t’i shihni edhe fotografitë e foshnjave. /Gazeta Shneta/