Nëna lind binjakë por të ndarë në dy mitra të ndryshme

2019-05-17 në ora 14:26

Një grua në Bangladesh ka lindur binjakë pothuajse me një muaj diferencë, sepse mjekët nuk mundën të kuptonin që 20-vjeçarja ishte në pritje të dy foshnjave.

Sipas CNN, Arifa Sultana po rriste një tjetër jetë në trupin e saj, por në një mitër të dytë! Ndonëse një rast i rrallë, gjendja shëndetësore e kësaj gruaje nuk është e panjohur nga mjekët.

Ajo vuan nga  didelphys uterus,  një çrregullim në të cilin një femër zhvillon një mitër të dyfishtë në vend të një të tille. Mutacioni fillon si dy tuba të vegjël në një fetus që  zakonisht bashkohen së bashku për të formuar një organ të madh, por kur një gjë e tillë nuk ndodh, formohet një uterus i dytë.

Anomalitë e tilla  nuk kanë simptoma dhe zakonisht zbulohen gjatë shtatzënisë kur i nënshtrohesh një skanimi me ultratinguj. Sipas CNN, një në 1000 gra, vuajnë një gjendje të tillë shëndetësore, që mund të jetë edhe rrezik për fertilitetin e gruas.

20-vjeçarja nga Bangladeshi iu nënshtrua një operacioni çezarian për të sjellë gjallë në këtë jetë fëmijën dhe fatmirësisht nuk pati asnjë ndërlikim që mund t’i kishte rrezikuar jetën nënës së re apo fëmijës së dytë.

Sipas CNN, Sultana dhe bashkëshorti i saj jetojnë në varfëri ekstreme dhe nuk kishin bërë asnjë eko, për të parë se nëna në prite të ëmbël do të sillte në jetë dy foshnja.

Një gjinekolog tha për CNN se didelphys uterus nuk është aq e rrallë sa mendojnë njerëzit, por në rast se gruaja nuk bën asnjë eko, mund të rrezikojë shtatzëninë nëse nuk është në dijeni të gjendjes së saj shëndetësore. Gjithsesi të tilla histori na vijnë nga vendet rurale ose shumë të varfra, ku gratë nuk kanë mundësi të ndjekin rregullisht ecurinë e shtatzënisë./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *