Fjetja gjatë natës është qëllimi përfundimtar i prindërve, por rruga për të arritur deri tek gjumi është mjaft e vështirë.
Për shumë shkaqe, fëmija nuk flenë gjatë natës mirëpo ju duhet të ndiqni këshillat e ekspertëve në mënyrë që foshnja juaj të ketë një orar të gjumit, shkruan OrganicBabyAtlanta, transmeton Gazeta Shneta.
Arsyeja më e madhe është për shkak të ndërrimit të pozicioneve të gjumit, prandaj ju duhet t’i shmangni disa nga gabimet e përditshme:
Luftimi i modeleve normale të gjumit, sepse është krejtësisht normale që njerëzit të zgjohen gjatë natës. Në fakt, një kuriozitet në Mesjetë ku nuk kishte energji elektrike, të gjithë njerëzit qëndronin një pjesë të natës zgjuar. Prandaj bebja juaj do të kërkoj të zgjohet, të qajë apo të ketë dëshirë të luajë dhe e tëra kjo është normale.
Mundohuni që të mbani dhomën e errët dhe më pak lojëra.
Luftimi i instinktit të fëmijës për ruajtje të vetes, kjo ndodh atëherë kur tentoni të mbani larg foshnjën tuaj gjatë natës. Foshnjat nuk kanë dëshirë të mbeten vetëm për asnjë çast, prandaj qëndroni afër në mënyrë që ai të ketë një siguri dhe të mos zgjohet natën.
Nevoja për ushqim gjatë natës, shumica e foshnjave që zgjohen gjatë natës duan të ushqehen, nëse jo me gji të paktën një me shishe ose biberon. Kjo nuk është domosdoshmërisht sepse ata janë të uritur. Është për shkak se gjiri lëshon hormonet qetësuese që ndihmojnë foshnjën tuaj të flejë.
Për shkak se dëshirojnë një zgjidhje magjike, është lehtë të mendosh që është vetëm një mundësi për ta kthyer sërish fëmijën në gjumë. Në realitet nuk është kaq e thjeshtë. Po ashtu, mund të merrni prej përvojave të nënave të tjera ndonjë mënyrë se si ka funksionuar.
Të mendosh që mund të zgjidhet cdo gjë për një natë, fëmijët derisa ta arrijnë një ekuilibër, kërkon një kohë të gjatë në mënyrë që ata të mos zgjohen gjatë tërë natës.
Megjithëse është e vështirë për ta imagjinuar një natë që foshnja juaj mos të zgjohet, por shumë shpejt kjo do të jetë vetëm një kujtim pasi fëmija juaj të rritet./Gazeta Shneta/