Mamia Razije Musa ka reaguar ashpër ndaj një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku shihet një nënë duke ushqyer beben e saj në djep.
Foshnja është e lidhur në djep dhe nëna e ushqen me lugë. Kjo metodë sipas Musës, mund ta rrezikojë jetën e bebes, pasi ushqimi mund t’i mbetet në fyt dhe derisa është e lidhur mundësia për ta ndihmuar është e vogël.
Mamia i është drejtuar nënave: Provojeni vet, a mund të ushqeheni të shtrira dhe me duar të lidhura?
Videon mund ta shihni në profilin e Razije Musës. Klikoni KËTU.
Lexoni postimin e plotë të saj:
Nana tē dashura
Shume shpesh e kam cekur ne statuser e mija se si ushqehet beba dhe si duhet me qene pozita e trupit te tij derisa ushqehet.
Beba duhet me qendruar gjysme ulur( kete dhe shume keshilla tjera i gjeni edhe ne librin tim).
Por sot po e ri perserise kete qeshtje.
Pasi sot nje video qe me erdhi ne inbox ishte shume e pakendshme per mua, dhe fatkeqesisht nje realitet i hidhur me Kosove.
Kjo video tregone beben derisa ushqehet e shtrire ne djepe madje e lidhur.
Mosni se nuk bene, provojeni ju vet, a mund te ushqeheni te shtrira dhe me duar te lidhura.
Ai nuk mund te gelldise ne menyre te drejte.
Nese ngulfatet bebja, nese i mbete ushqimi ne fyt, atehere si mund te reagoni ju kur beben e keni te lidhur, si mund te i ofroni ndihme atij femije.
Ne kete raste beba juan mundet edhe te asfiksoje, gje qe eshte nje rrezik i madh per beben.
Shpresoje shume qe kjo dukuri te zhduket.
Sot kam marr leje nga prindi per ta publikuar kete video. Ai pranoje ta postoje madje me tha qe ky eshte realiteti dhe nuk kemi cfare te fshehim.
Mē shumē dashuri
Razija