Shumë nëna janë ankuar kohët e fundit se fëmijët e tyre janë prekur nga morrat.
Ankesat e nënave kryesisht janë në drejtim të kopshteve, ku morrat përhapen lehtë nga një fëmijë në tjetrin.
Ato ju bëjnë thirrje nënave tjera që t’i kontrollojnë fëmijët e tyre.
Më poshtë i keni këshillat e një biologë për metodën natyrale për eliminimin e morrave.
Ajo ka shpjeguar metodën në disa pika, të cilat do t’i ndiqni më poshtë:
– Lagni kokën e fëmijës tuaj me uthull molle (jo në vendet ku ka plagë të hapura). Uthulla e mollës shkatërron vezët e morrave.
– Prisni derisa të thahet uthulla e mollës në kokë.
– Pastaj lyeni kokën e fëmijës me vaj kokosi nga rrënja deri në majat e flokut, mbështilleni me një qese dhe lëreni vajin të veprojë për 2 orë.
– Merrni krehrin adekuat për pastrimin e morrave (mund te gjeni edhe në farmaci) dhe me kujdes, pastroni çdo pjesë të flokut me anë të tij.
– Filloni nga rrënja e flokut me kujdes deri në fund të flokut.
– Në fund, lajeni flokun si zakonisht.