Një nënë ia ka shpëtuar jetën vajzës së saj pasi lexoi një lajm ku i mësoi shenjat e leukemisë.
Laura Handley po lexonte një lajm në lidhje me vdekjen tragjike të djalit James O’Mara, i cili vdiq vetëm një javë pasi u diagnostikua me kancerin në gjak, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
“Jemi tronditur. Nëse s’do ta kisha lexuar lajmin për atë djalë të varfër, nuk do ta kisha dërguar vajzën tek mjeku”, ka thënë nëna.
“Jam krenare që iu besova instinkteve të nënës”, ka shtuar ajo.
Prindërit fillimisht nuk kishin dyshime dhe mendonin se vajza është vetvetiu e ngathët.
Madje edhe një këshillues mjekësor iu tha që nuk kanë nevojë të shqetësohen.
Por testet pak ditë më vonë zbuluan se vajza kishte shenja treguese të kancerit në gjak dhe të mërkurën ajo u dërgua në Spitalin e Fëmijëve në Birgmingham në Britani të Madhe. /Gazeta Shneta/