Një nënë në Rusi ka mbetur e shokuar me neglizhencën e stafit të spitalit ku ajo kreu lindjen.
Oksana Kolesnikovas iu tha nga motrat medicinale se i kishte dhënë jetë një vajzë, transmeton Gazeta Shneta.
Por, 36-vjeçarja mbeti e habitur kur mblodhi katër fëmijët e saj të tjerë për ta ndihmuar që ta pastronte për herë të parë të posalindurën.
Motra e vogël e fëmijëve doli të ishte djalë! “Unë ia hoqa pelenën dhe e pash se ishte djalë. Pastaj e shikova njoftimin e spitalit edhe njëherë dhe aty shkruhej qartë se unë kisha një vajzë, jo djalë”, u shpreh Oksana.
Raste të tilla në Rusi ndodhin shumë, ndërsa kjo lidhet edhe me numrin e vogël të motrave medicinale të punësuara në to.
“Sigurisht se na vjen shumë keq që një rast i tillë ka ndodhur por një ngjarje e tillë nuk e dëmtoi shëndetin e askujt. Kjo është më e rëndësishmja, dokumentet mund të rregullohen”, u shpreh Marina Milashenko, mjeke në spitalit e Liskut, aty ku ndodhi ngatërrimi. /Gazeta Shneta/