Nëna e Ermal Kamberaj i cili u vra para dy ditësh në Mitrovicë, ka kërkuar që të hiqet një fotografi e publikuar në media, ku i ndjeri shihet i shtrirë për vdekje në vendin e ngjarjes.
Hylkije Kamberaj i është drejtuar portaleve me një letër publike ku kërkon mirëkuptim dhe heqjen e fotografisë, pasi thotë se kjo po ia ushqen edhe më tepër dhimbjen asaj dhe familjes, shkruan Gazeta Shneta.
“Pamje të tilla janë tejet prekëse për secilin që i sheh e lëre më për ne si familjarë. Mjaft e kemi dhimbjen tonë mos na vështirësoni akoma më shumë”, thuhet në letër.
Përveç kërkesës, ajo edhe ka falënderuar mediat për përkrahjen në këto ditë të vështira për të.
Letra e plotë:
Te nderuar,
Me kerkese te familjes Kamberaj, po ju bashkangjes nje lutje:
Si familje e të ndjerit ju bëjmë apel dhe lutje të gjitha portaleve që kanë publikuar pamje të tashmë të ndjerit Ermal Kamberaj, të shtrirë në tokë t’i largojnë ato sepse akoma më shumë e ushqejnë dhimbjen tonë. Pamje të tilla janë tejet prekëse për secilin që i sheh e lëre më për ne si familjarë. Mjaft e kemi dhimbjen tonë mos na vështirësoni akoma më shumë! Shpresojmë ta gjejmë mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj e cila nuk ka munguar deri më tani.
HYLKIJE KAMBERAJ (nëna e tashmë të ndjerit Ermal Kamberaj). /Gazeta Shneta/