Muzika më e mirë për ju është e qeshura e bebes tuaj, madje ato me zë të ëmbël, janë muzika më e mirë për veshët e një nëne, të paktën kështu është konstatuar edhe nga një institut i cili merret me raportin e nënave me fëmijë, transmeton Gazeta Shneta.
Ndoshta kur ata zgjohen në orët e vona dhe qajnë, është një lloj terrori për një prind, por momentet kur ata qeshin, sigurisht janë tingujt më të mirë që një nënë mund t’i dëgjojë.
Ato buzëqeshje janë kaq të çmuara, madje preferohet që çdo nënë të paktën një herë në ditë t’i bëjë të vegjlit e tyre të qeshin, kështu kur ata qeshin me zë, frymëmarrja e tyre lehtësohet më shumë.
Buzëqeshja e fëmijëve, sidomos në orët e para të mëngjesit pasi të zgjohen, janë momentet më të dobishme për një nënë. /Gazeta Shneta/