Gjatë verës ajo që i ka ndodhur një fëmije është vërtet shokuese.
Ajo çfarë ka dashur të bëjë nëna ka qenë të freskojë sadopak fëmijën e saj 9 muajsh gjatë një dite të nxehtë, por në të vërtetë gjithçka është kthyer në një tmerr të vërtetë.
“E dëgjova që filloi të qante dhe mendova se ishte duke bërë kapricio. Ishte faji im që nuk e mendova se uji që ndodhej brenda zorrës ujitëse ishte me temperaturë të lartë, kjo pasi kishte qëndruar për disa orë në diell”.
“Unë doja thjesht ta freskoja pak me ujë, por ajo që i shkaktova fëmijës tim ishte një djegie në rreth 30% të trupit. Ishte e tmerrshme! Trupi i tij u mbush me fllucka dhe lëkura filloi të rripej”., shprehet e shqetësuar nëna e të voglit Nicholas Woodger”.
Prindër, bëni kujdes pasi uji që ndodhet brenda zorrës ujitëse nëse qëndron për shumë orë në diell mund të arrij temperaturën 66 gradë! /pernenat