Jeanine McDonald është një grua nga Pensilvania, e cila është nënë e katër djemve të moshave prej 9 deri 3 vjeç, tre prej të cilëve kanë autizëm.
Gjatë viteve, McDonald ka vënë nevojat e fëmijëve të saj në rradhë parë, duke rezultuar në një shtim në peshë shkruan Hot Mom’s Club, transmeton Gazeta Shneta.
Pesha e madhe nuk ishte afatgjate tek ajo, pas komentit që e morri nga djali i saj duke i thënë asaj që “është shëndoshur.”
McDonald zbuloi në një intervistë me ‘People’ se në moshën 39-vjeçare ajo gjeti veten duke peshuar 94 kilogram, duke pranuar se neglizhimi i dietës dhe shëndetit të saj rezultoi në shtimin e peshës.
“Mjafton të merrni pjesë në një rutinë dhe është e vështirë të dilni nga ajo.”, tha nëna e katër fëmijëve, duke i bërë jehonë asaj që shumë gra gjithashtu ndjejnë.
“Zakonet e mia të ngrënies ishin të tmerrshme. Nuk kisha kohë për të përgatitur darka të shëndetshme, pasi është shumë e vështirë kur je punonjëse me orar të plotë dhe nënë e katër fëmijëve.”
Donald tha se pika e kthesës erdhi kur një nga bijtë e saj e quajti ‘shumë e shëndoshë’, duke e bërë të kuptojë se ishte koha që ajo të kalonte shëndetin e saj në prioritet dhe të bënte disa ndryshime.
“Fëmijët janë të sinqertë dhe ai nuk më lëndoi mua fare, por dëgjimi i fjalës së tij shte vetëm një thirrje për të filluar ndryshimet.” i tha ajo gazetës ‘People’.
“E bëra këtë për vete. Dua që fëmijët e mi të shohin ndryshimet pozitive në jetën time në mënyrë që ata të mund të marrin vendime më të mira në jetën e tyre. ”
Çfarë modeli i mrekullueshëm është ajo për djemtë e saj dhe për gratë e tjera kudo!/Gazeta Shneta/