Një nënë ka shpërndarë një foto tronditëse në mediat sociale, duke treguar një artikull ushqimor të rrumbullakët, të vendosur në fytin e një fëmije.
Megjithëse imazhi u shpërnda në Facebook një vit më parë nga blogerja Brisbane Angela Henderson nga Finlee and Me, shërben si një paralajmërim në kohë për prindërit se mbytja është gjithmonë një rrezik, transmeton Gazeta Shneta.
Fotoja me rreze X tregonte një artikull – të identifikuar si rrush – i mbërthyer në udhën e frymëmarrjes të një djali pesëvjeçar.
Imazhi është rishfaqur përsëri kohët e fundit pas vdekjes tragjike të djaloshit trevjeçar, Alby Davis.
Foshnja vdiq 2 mars pasi një top i vogël gome u mbërthye në kanalin e frymëmarrjes.
“Ky shpirt i ëmbël duhej të operohej nën anestezi të përgjithshme për të larguar rrushin. Ai është shumë me fat që një pjesë e rrugës së frymëmarrjes ishte e hapur,” theksoi nëna e të operuarit.
“Ju lutemi të keni parasysh se jo të gjithë fëmijët e përtypin ushqimin e tyre,” përfundoi ajo./Gazeta Shneta/