Nëna 27-vjeçare mendohet të jetë një nga viktimat më të reja në botë pasi vdiq në Poloni pasi lindi fëmijën e saj.
Sipas Mirror.co.uk thuhet se kjo grua kishte marr virusin Covid-19 nga nëna e saj e infektuar.
Nëna e re, emri i të cilës nuk ishte bërë e ditur, ishte personi i gjashtë që vdiq në Poloni, dhe mendohet se është një nga viktimat më të reja në të gjithë botën përcjell Gazeta Shneta.
Gruaja thuhet se ka kontraktuar Covid-19 nga nëna e saj që sapo ishte kthyer nga Italia, e cila aktualisht ishte në qendër të pandemisë globale.
Raportet në mediat polake thonë se gruaja kishte lindur vetëm disa ditë më parë dhe nuk kishte asnjë shqetësim me shëndetin. /Gazeta Shneta/