Një foto sa një mijë fjalë. Thënie që vlen më së shumti për këtë foto prekëse, të një babai të përkushtuar, i cili është shtrirë poshtë shtratit të të birit në spital, për t’i qëndruar atij pranë.
Gjesti i babait nga Pensilvania, Andre Palmer, ka prekur zemrat e mijëra njerëzve. Andre është fotografuar nga bashkëshortja e tij Amy, e cila ishte çuditur kur e kishte parë bashkëshortin poshtë shtratit të të birit në spital. Ai kishte qenë në punë gjatë gjithë natës, dhe me të mbaruar turnin, kishte vajtur në spital për t’u kujdesur për djalin, i cili vuante nga astma.
Amy e postoi foton në llogarinë e saj në Facebook, pa e ditur se do të përhapej dhe komentohej menjëherë nëpër rrjetet sociale. Shumë përdorues të Facebook-ut janë prekur nga përkushtimi i babait për të birin.
Në komente, një grua shkruan: “Fotoja vlen sa një mijë fjalë. Lutem për ty dhe familjen tënde të shtrenjtë.
Ka gjithashtu nga ata komentues që shprehin dëshirën se duan të kenë një baba të tillë. “Kemi nevojë për më shumë baballarë si ky!”