Një delegacion i profesionistëve shëndetësor nga Kosova, përkrahur nga Zyra e UNFPA-së në Kosovë, po merr pjesë në punëtorinë për Trajnim të Trajnerëve, për metodologjinë “Përtej Numrave”.
Ky trajnim është pjesë e iniciativës së UNFPA- Zyra Regjionale në Stamboll në bashkëpunim me Institutin e Evropës Lindore për Shëndet Riprodhues nga Rumania, e që përfshinë vendet e Ballkanit (Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Serbia), thuhet në njoftimin e MSH-së.
Trajnimi ka për synim përmirësimin e shendetit maternal dhe të porsalindurve, përmes ngritjes së kapaciteteve të vendeve pjesëmarrëse, për implementimin e qasjeve të rekomanduara nga udhërrëfyesi I OBSH-së “Përtej Numrave(PN).
“Edhe vendi ynë e ka përvetësuar strategjinë e OBSH-së “Përtej Numrave(PN)- Shqyrtimin e vdekjeve maternale dhe komplikimeve për shtatzëni të sigurt” (PN), dhe Ministria e SHëndetësisë ka themeluar Komitetin per Auditin e Buzëvdekjeve dhe Vdekjeve Maternale dhe Perinatale”, thuhet në njoftim.
Trajnimi të Trajnerëve në Shkup po mbahet prej 28 Qershor deri më 1 Korrik 2017, me pjesëmarrje të shteteve të Ballkanit. Nga Kosova, po marrin pjesë: Prof. Dr. Syheda Latifi Hoxha, Prof. Dr. Merita Berisha, Dr. Merita Vuthaj, Dr. Visare Mujko-Nimani, Dr. Memli Morina dhe Dr. Zarife Miftari.
Njohuritë dhe përvojat e fituara do të shërbejnë për vazhdimin e proceseve të filluara, që do të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. /Gazeta Shneta/