Në Spitalin e Pejës i thanë se ka gërvishtje, ndërsa në ORL mjekët ia hoqën arrën nga mushkëritë

2020-05-22 në ora 12:50

Një fëmijë nga Peja kishte gëlltitur një copë arre e cila ia vështirësoi frymëmarrjen për tre ditë rresht.

Prindërit kërkuan ndihmë nga mjekët në Istog dhe në Spitalin e Pejës. Në këtë të fundit prindërve iu ishte thënë shkoni në shtëpi se “mundet me qenë vetëm gërvishtje e lehtë diçka”.

Por prindërit duke e parë rëndimin e gjendjes së fëmijës, kërkojnë ndihmë tek pediatri privat ku i japin inhalim, ndërsa problemi i fëmijës u zgjidh në Klinikën e ORL-së në Prishtinë.

Rastin e ka treguar drejtori i Klinikës Dr. Hajdin Thaqi, i cili ka thënë se arra është hequr përmes bronkoskopisë. Ndiqeni videon e plotë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *