Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës kanë ardhur në jetë 12 foshnje gjatë ditëve të vikendit.
Nga spitali kanë njoftuar se nëntë foshnje kanë lindur me lindje normale ndërsa tri me operacion cezarian. Nënat kanë sjellë në jetë shtatë djem dhe 5 vajza, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërsa në këtë spital 791 pacientë kanë marrë trajtim në repartin emergjent, ku 63 nga ta janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.
Analiza kanë kryer 420 pacientë që në total kanë bërë 4,788 analiza. 16 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi. /Gazeta Shneta/